Connect with us

Uncategorized

Do jeni të matur dhe do e dashuroni pa dorashka. . ./Astrologu Paolo Fox jep parashikimin per keto 3 shenja te horoskopit me date 15 Qershor 2026

Published

on

Dashi

Gjatë kësaj dite do dini të veproni, por edhe të shpjegoni çdo hap që do hidhni. Mërkuri dhe Dielli do jetë përherë pranë jush. Ju të dashuruarve do ju duhet patjetër të merrni disa vendime të rëndësishme sepse ka kohë që gjërat nuk po ecin si i kishit menduar. Ju beqarët nuk do jeni në humorin e duhur dhe nuk do keni durim të kërkoni personin ideal. Në punë dëgjojini me shumë kujdes këshilla që do iu japin sepse ato mund t’iu ndryshojnë tërësisht mënyrat e të vepruarit. Shefat do ua njohin të gjitha meritat. Financat do jenë goxha të mira. Nuk pritet asnjë problem apo vështirësi në këtë sektor kështu që mund të rrini të qetë.

Demi

Gjatë kësaj dite jo çdo moment do jetë i qetë. Tregohuni më të matur dhe më kreativë. Ndikimi i yjeve tej ju që keni një lidhje do jetë shumë kompleks. Disa do iu nxitin të jeni tolerantë dhe të kuptueshëm e disa të tjerë do iu nxitin të bëheni kokëfortë. Ju beqarët do keni një takim mbresëlënës nga i cili mund t’iu ndryshojë jeta përgjithmonë. Në punë detyra juaj kryesore do jetë të organizoni një projekt shumë të rëndësishëm për kompaninë. Sido që të jetë mos u nxitoni sepse mund të gaboni rëndë. Sipas astrologut, në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata të jetë e qëndrueshme. Të paktën jo për disa kohë.

Binjakët

Advertisement

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të zgjuar dhe do dini të merreni fillimisht me gjërat prioritare. Jeta sentimentale për ju të dashuruarit do jetë prioritet në çdo moment. Do i lini mënjanë të gjitha problemet që keni kaluar dhe do bëni të pamundurën të riktheni harmoninë. Ju beqarët nuk do fillojnë histori dashurie sepse nuk do ndiheni gati. Ftesat nuk do mungojnë, por është më mirë të mos nxitoheni. Në punë do jeni shumë të ndërgjegjshëm për ngarkesën që do keni, por do jeni të detyruar të mos ndaleni. Më mirë të lodheni pak tani dhe më pas të jeni të qetë sesa të qëndroni gjithë kohës në ankth. Me financat do tregoheni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Shlyeni edhe borxhet.

Gaforrja

Temperamenti juaj gjatë kësaj dite do ju habisë edhe ju vetë. Do jeni të qetë dhe tejet tolerantë. Të gjithë do ju shohin me adhurim. Ju të dashuruarit do ndiheni shumë mirë pranë atij që doni dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më tepër. Mosmarrëveshjet e së kaluarës i keni lënë pas krahëve njëherë e mirë. Ju beqarët do jeni më të vendosur se kurrë për të filluar një histori dashurie me personin që ka kohë që iu josh. Marsi do iu japë gjithë energjinë që do ju duhet gjatë kësaj dite për të arritur gjithçka keni ëndërruar në punë. Asgjë nuk do ju trembë dhe nuk do druheni as nga kritikat. Të ardhurat duhen menaxhuar me shumë përkujdes që të mos ketë më vështirësi.

Luani

Në shumë momente do ndiheni të paqartë për hapat që duhet të hidhni sot. Do gjendeni edhe nën presion nga të tjerët ndërkohë që do spikatë shpirti juaj rebel. Për ju të dashuruarit do jetë ditë goxha e turbullt kjo e sotmja. Nuk do merreni vesh mirë me partnerin dhe kjo mund të shkaktojë debate herë pas here. Ju beqarët nuk duhet të pranoni çdo lloj ftese pa qenë të sigurt se ata persona nuk do ju bëjnë keq. Në punë ka mundësi që herë pas here të ndiheni të dobët për shkak se do futni në lojë edhe ndjenjat. Nuk do arrin dot të përqendroheni sa duhet. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe gjendja do jetë goxha e stabilizuar.

Advertisement

Virgjëresha

Yjet do sjellin një fllad ndryshimi gjatë kësaj dite dhe do ju shtojnë emocionet. Në shumë momente do ndiheni të lumtur. Ju të dashuruarit duhet të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën tuaj. Do mund t’i largoni problemet e mëdha që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do keni sukses dhe kjo do e shtojë egon tuaj. Personi që do takoni do zërë një vend të rëndësishëm në jetën në vazhdim. Në punë për fat të mirë Planetët do ju mbështesin dhe nuk do ju lejojnë të ecni në rrugën e gabuar. Mos e përzieni dashurinë me financat sepse do i humbni të dyja njëherësh.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do gjeni një drejtim ku duhet të ecni dhe do iu jepni prioritet disa gjërave që vlejnë me të vërtetë. Nuk do humbni asnjëherë kohë kot. Nëse jeni në një lidhje dhe së fundmi marrëdhënia me partnerin ka qenë e qëndrueshme, edhe sot gjërat do vazhdojnë të ecin mirë. Do jeni të matur dhe do e dashuroni pa dorashka atë që keni në krah. Ju beqarët do filloni histori dashurie pasionante dhe jeta do ju ndryshojë përgjithmonë. Sipas astrologut, në punë do ju duhet të bëni pak më shumë përpjekje për të arritur vërtet atje ku doni. Në disa momente do ngrini edhe pikëpyetje, megjithatë do e gjeni rrugën nga duhet të kaloni. Me financat mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse gjërat mund të marrin tatëpjetën.

Akrepi

Advertisement

Sado që planetët të mundohen t’iu ndriçojnë mendimet sot ju sërish do veproni sipas mendjes tuaj dhe do bëni gabime të vazhdueshme. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që të kaloni vështirësi të shumta. Nuk do kuptoheni aspak mirë me personin në krah dhe nuk do toleroni asnjë çast. Ju beqarët do mbeteni sërish vetëm edhe pse do jeni gjithë kohës në kërkim të princit të kaltër. Në punë Hëna do ju ndihmojë të ruani qëndrueshmërinë, megjithatë do ju duhet ende të bëni shumë përpjekje për të arritur objektivat përfundimtare. Në planin financiar do surprizoheni nga një shumë e madhe që do merrni nga dikush.

Shigjetari

Falë Jupiterit sot do jeni më në humor dhe të gatshëm për të hedhur hapa të rejë. Nuk do ju mungojë as durimi dhe as vendosmëria. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet. Ju beqarët do i refuzoni ftesat që do iu bëhen duke humbur kështu mundësi të shkëlqyera. Në punë vërtet do ju duhet të kaloni goxha sfida gjatë kësaj dite, por falë organizimit dhe mbështetjes nga kolegët do mund t’ia dilni. Në planin financiar shumë gjëra do jenë më ndryshe se me parë. Gjendja sa do vije e do përmirësohet. Gjithçka falë përkujdesit tuaj.

Bricjapi

Venusi do ua ngrohë zemrën gjatë kësaj dite. Do keni marrëdhënie të mirë edhe me disa miq me të cilët ishit ftohur dhe kjo do ju shtojë buzëqeshjen. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do influencohet pozitivisht nga të gjithë planetët. Do merreni vesh për çdo gjë dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vogla që kanë mbetur p[pezull. Ju beqarët do keni disa takime interesante, por që nuk do mund t’ua ndryshojnë dot jetën. Në punë do dini si të punoni në grup dhe t’i dëgjoni mendimet e bashkëpunëtorëve tuaj. Nëse merreni me tregti ose jeni artistë do keni më shumë fat. Me financat duhet të keni kujdes sepse gabimi më i vogël do ju kushtojë shtrenjtë në të ardhmen.

Advertisement

Ujori

Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do ndihet më i qetë sot. Tashmë çdo problem ka për të gjetur një zgjidhje. Për ju të dashuruarit ka shumë mundësi që marrëdhënia me partnerin tuaj të përmirësohet ndjeshëm. Shfrytëzojeni sa të mundni çdo moment dhe shprehini ndjenjat pa dorashka. Ju beqarët do keni nevojë për më tepër siguri para se të filloni një lidhje. Prisni edhe pak kohë sepse do e gjeni atë që doni. Në punë do bëni mirë të respektoni kolegët dhe të flisni me ta para se të merrni vendime të mëdha. Sigurisht që zgjedhja do jetë e juaja, por disa mendime më shumë nuk të bëjnë asnjëherë keq. Financat do jenë shumë të mira dhe do mund të bëni edhe investimet që kishit menduar prej kohësh.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do dini gjithë kohës të qeshni, të dashuroni dhe të ndani emocionet pozitive. Yjet do sjellin harmoni dhe shume gëzim për ju që keni një lidhje. Gjithçka do jetë edhe më e bukur se disa kohë më parë. Ju beqarët gjithashtu do takoni disa persona interesantë dhe do filloni histori dashurie pasionante. Në punë duhet pranuar se gjërat do jenë pak më të vështira, por juve nuk do ju mungojë gjallëria dhe dëshira për të ecur përpara. Çdo gjë do e realizoni në perfeksion. Neptuni do ju mbështesë mjaft në planin financiar dhe do ju bëjë më të qartë për gjendjen në të cilën ndodheni. Do mateni mirë para se të hidhni çdo hap. 

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Personat qe do ju gjenden rreth e rrotull nuk. . ./Nga Demi te Peshqit, astrologia parashikon keto 9 shenja

Published

on

By

Dashi

Hëna do ju lejojë t’i shihni gjërat qartësisht gjatë kësaj dite dhe herë pas here do futeni në telashe pa kuptim. Për ju të dashuruarit do ketë disa vështirë kjo e sotmja. Do ju kujtohen probleme të së kaluarës dhe do konfliktoheni sërish me partnerin. Ju beqarët ka rrezik të jeni impulsivë dhe nuk do prisni shumë për t’u hedhur në krahët e dikujt. Kujdes sepse gjërat nuk janë gjithmonë ashtu si duken. Në punë duhet të jeni sa më kreativë që të mundeni sepse vetëm ashtu mund të hidhni hapa para. Nëse qëndroni në një vend dhe prisni vetëm nga të tjerët nuk do përfitoni asgjë. Me financat do jeni shumë më të organizuar dhe çdo gjë do ecë më së miri.

Demi

Mundohuni të shpreheni më shumë gjatë kësaj dite sepse po i mbyllët zemrat nuk keni për të përfituar asgjë të mirë. Ju të dashuruarve, jeta profesionale dhe ajo sociale ka mundësi të mos ju lënë hapësirë të lirë për ta kaluar me partnerin dhe kjo do ju mërzitë disi. Gjithsesi ai do tregohet tolerant dhe i kuptueshëm. Sipas astrologes, ju beqarët duhet të pranoni të gjitha ftesat, por jo të nxitoheni. Në punë do jeni goxha të ngarkuar dhe nën presion për të arritur objektivat e dhëna. Kjo do ju shpërqëndrojë në disa momente dhe do ju bëjë shumë në ankth. Në planin financiar mos i dëgjoni shumë këshillat e miqve sepse do gaboni rëndë dhe nuk do ketë kthim mbrapa.

Binjakët

Advertisement

Herë pas here dita e sotme mund të jetë e turbullt dhe e mbushur me sfida, megjithatë nuk do mundojnë as çastet më të qëndrueshme. Dëgjojini këshillat e të afërmve sa të mundeni. Nëse jeni në një lidhje do tregoheni më autoritarë se kurrë më parë. Kjo do e acarojë tej mase partnerin dhe në disa momente debatet do jenë të zjarrta. Ju beqarët do ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet për të bërë për vete personin që pëlqeni. Në punë do keni konflikte me disa kolegë dhe mund të shpërqendroheni plotësisht. Në planin financiar nuk ka asgjë për çfarë të shqetësoheni. Duke u kujdesur gjithmonë gjendja do mbetet e mirë.

Gaforrja

Gjatë gjithë kësaj dite do i keni mendimet shumë të ndriçuara dhe do ndiheni shumë të çliruar. Jupiterin do e keni pranë dhe ai nuk do lejojë të ndodhin gjëra të këqija. Ju të dashuruarit do keni një bashkëpunim të fortë me partnerin tuaj. Ai do ju kuptojë më së miri dhe do mundohet sa të mundet t’ua plotësojë dëshirat e zjarrta. Ju beqarët nuk duhet të hidhni hapa të pamenduara mirë sepse përndryshe situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Në punë do filloni një projekt të rëndësishëm që do ua zgjerojë edhe më shumë horizontet. Do jeni edhe më të përqendruar nga sa e kishit imagjinuar ndonjëherë. Në planin financiar do merrni masa strikte dhe do ja arrini ta stabilizoni situatën.

Luani

Hëna do ua ndriçojë mendjen gjatë kësaj dite, do ju bëjë më të përqendruar dhe më të organizuar. Saturni do ua stabilizoje jetën ju të dashuruarve. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do merrni edhe vendime me rëndësi për të ardhmen. Çdo gjë do ecë më së miri. Ju beqarët do përjetoni emocione të forta falë disa takimeve impresionuese që do realizoni në momentet kur do jeni të pashoqëruar nga miqtë. Në punë do keni virtyte të shumta dhe shefat do iu japin detyra të reja me më shumë përgjegjësi. Dijeni se edhe buxheti do rritet brenda pak kohësh. Sot në fakt financat do jene të dobëta për shkak të një shpenzimi të nevojshëm që do ju duhet të kryeni.

Advertisement

Virgjëresha

Nuk do bëni përpjekjet e duhura gjatë kësaj dite për të mbajtur një ambient të mirë kështu që mos prisni që të ndiheni të qetë. Ju të dashuruarit do e lini paksa pas dore jetën tuaj sentimentale duke qenë se familja do ketë nevojë për mbështetje. Bëni mirë të flisni me partnerin për çdo gjë në mënyrë që ai të mos mendojë gjëra të paqena. Ju beqarët do ja kaloni mirë dhe nuk do keni nevojë për të bërë ndryshime të statusit. Në punë e dini se duhet të bëni më shumë përpjekje për të arritur sa më lart, por nuk keni për t’ia dalë dot. Do keni një lloj stepjeje që do ju pengojë në çdo moment. Financat do jenë shume më të begata se disa kohë më parë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do jeni në humor edhe më të mirë dhe do arrini të përqendroheni pas gjërave thelbësore. Do jeni gjithë kohës te motivuar gjate kësaj dite dhe do mundoheni ne çdo moment ta surprizoni atë qe keni ne krah. Beqaret do mbeten ashtu si janë edhe për disa kohe. Personat qe do ju gjenden rreth e rrotull nuk janë te përshtatshmit. Sipas astrologes, në punë do persekutoheni jashtëzakonisht dhe nuk do lodheni edhe sikur sfidat [para jush të jetë të vështira. Miqtë do ju përgëzojnë gjithë kohës. Financat do jenë shumë më të mira se disa ditë më parë dhe kjo falë ndihmës se pakushtëzuar që do iu japin miqtë e ngushtë.

Akrepi

Advertisement

Hëna do ju bëjë ta shfrytëzoni në maksimum ditën e sotme. Do argëtoheni ashtu si do e ndieni dhe nuk do mërziteni asnjë çast. Ju të dashuruarit do keni ndodhi të papritura, por që do ju bëjnë mjaft mirë. Partneri do dijë si t’iu bëjë të ndiheni të vlerësuar dhe të dëshiruar. Ju beqarët do jeni me më shumë fat se më parë dhe do mund të takojnë persona me vlera. Merrni kohën e duhur për t’i njohur në çdo aspekt e më pas hidhni hapa. Në punë do keni më shumë dëshirë për të kaluar në një tjetër etapë. Guxoni sot sepse yjet do i keni në anën tuaj. Në planin financiar do jeni të përgjegjshëm dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë as energjia dhe as këmbëngulja për të arritur atë që dëshironi. Mundohuni vetëm mos tregoheni impulsive. Ju të dashuruarve, disa persona do mundohen t’ua prishin harmoninë në çift, por dashuria që ju keni për njëri-tjetrin do i bëjë ballë çdo gjëje. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm ndaj ftesave që do iu bëhen prandaj edhe sot keni për të mbetur vetëm. Në punë do ndiheni në formën tuaj më të mirë dhe asnjë sfidë nuk do ju duket shumë e vështirë për t’u kaluar. Do ja dilni mbanë me gjithçka dhe do ndiheni më të plotësuar. Gjendja financiare do jetë më e privilegjuar dhe do keni mundësi edhe të dilni apo të argëtoheni duke shpenzuar më tepër.

Bricjapi

Mërkuri do ju shtyjë të zbuloni edhe gjëra të reja gjatë kësaj dite. Do keni etje për të panjohurat sidomos në planin profesional. Ju të dashuruarit do përjetoni kënaqësi të njëpasnjëshme. Do i shtoni edhe momentet intime dhe kënaqësitë do jenë të pafundme. Ju beqarët do jeni gjithë kohës nën tension dhe nuk do mund të realizoni dot takime. Në punë nuk do e keni aspak të vështirë të shprehni idetë e projektet tuaja si dhe të mbroni ato. Mërkuri do e favorizojë edhe komunikimin. Financat do kenë disa përmirësime të vogla dhe kjo falë perkujdesit dhe masave strikte që keni marrë kohët e fundit.

Advertisement

Ujori

Do jeni seriozë gjatë kësaj dite dhe do e bëni çdo gjë si duhet. Nuk do lejoni askënd t’ua destabilizojë jetën. Për ju të dashuruarit priten plot çaste të këndshme. Do e keni më të lehtë të komunikoni lirshëm me atë që keni në krah dhe do argëtoheni pa fund. Ju beqarët duhet të dilni me personat që do iu ftojnë, por kurrsesi nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Në punë do keni ndryshime të jashtëzakonshme që as nuk i kishit menduar. Mund të merrni një post të rëndësishëm në kompaninë ku jeni ose do ju bëhet një propozim që nuk e kishit parashikuar. Gjendja e financave do përmirësohet atëherë kur ju të hiqni dorë nga shpenzimet marramendëse. Sa më shpejt të ndodhe kjo aq më mirë për ju.

Peshqit

Do jeni në humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat me pozitivizëm. Dielli do ju favorizojë edhe komunikimin me të gjithë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë goxha e qëndrueshme dhe e begatë kjo e sotmja. Do ndiheni mirë pranë partnerit dhe do mendoni t’i çoni gjërat më tej. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni prandaj nuk do kërkoni me ngulm ta ndryshojnë statusi. Në punë është dita ideale për të shprehur ide, për të negociuar e për të hedhur hapa. Do keni një aftësi bindëse që do ju mahnitë edhe vetë. Në planin financiar do keni vështirësi pa fund. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si ju do e kishit dëshiruar.

Advertisement
Continue Reading

Uncategorized

Nëse sapo keni ndryshuar statusin. . ./Astrologia Susan Miller flet per kete shenje dhe jep detaje per shenjat e tjera te horoskopit

Published

on

By

Dashi

Edhe pse do mundoheni të jeni realistë dhe të arrini kompromise, gjatë kësaj dite asgjë nuk ka për të qenë e lehtë. Pa e kuptuar do merrni pushtetin mbi të tjerët dhe do kërkoni që ata të bëjnë si doni ju. Për ju të dashuruarit do jetë ditë tejet e trazuar dhe delikate. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si e kishit menduar, prandaj bëni kujdes. Ju beqarët do bëni edhe sakrifica vetëm që të mos mbeteni më vetëm. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe nga ana tjetër arritjet që keni pasur do nxitin besimin tek kolegët dhe shefat. Përfitoni sa të mundni nga kjo pasi jo gjithmonë do jetë kështu. Gjendja e financave mund të përmirësohet disi nëse arrini ta përfundoni projektin e nisur në punë. Pranojeni ndihmën që do iu japin disa kolegë të vjetër.

Dem

Jupiteri dhe planetë të tjerë do ju ndihmojnë të keni një komunikim të mirë me të gjithë sot dhe kjo do ruajë ambientin harmonik. Ju të dashuruarit do e rregulloni marrëdhënien në çift dhe do ndiheni më mirë pranë partnerit tuaj. Më në fund do i kuptoni edhe gabimet. Ju beqarët nuk do keni asnjë nevojë për të ndryshuar menjëherë statusin prandaj do i merrni gjërat si t’iu vijnë. Në punë do filloni edhe ndonjë projekt të ri, por asgjë nuk do ju trembë, Ju i keni të gjitha aftësitë e nevojshme për t’ia dalë mbanë me sukses. Sipas astrologes, nëse ju propozohet edhe një post mendojeni seriozisht për ta pranuar. Për të përmirësuar buxhetin është e rrezikshme të besoni tek lojërat e fatit. Me to mund të humbni më shumë nga sa mendoni.

Binjakët

Advertisement

Gjatë kësaj dite nuk do ndiheni kurrë si të burgosur përkundrazi do ju duket sikur do fitoni edhe më shumë liri. Për ju që keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e mirë. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat më të forta. Ju beqarët duhet të keni më tepër besim tek vetja dhe të tentoni. Asgjë nuk keni për të humbur edhe sikur të merrni refuzime. Në punë, falë iniciativave që do ndërmerrni, keni për të arritur çdo lloj objektivi. Nuk do ja lini asgjë rastësisë dhe nuk do ju dalin të papritura. Në planin financiar do keni fat. Gjërat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione të rëndësishme.

Gaforrja

Intuita juaj do jetë edhe më e zhvilluar gjatë kësaj dite. Do keni besim të plotë tek vetja dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Dialogu do mbizotërojë gjithë kohën për ju që jeni në një lidhje. Do ia kaloni mirë me partnerin dhe gjithë kohës do buzëqeshni. Ditë emocionuese dhe drithëruese do jetë kjo e sotmja edhe për ju beqaret. Një person interesant do bëjë gjithçka për t’iu pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë. Në fakt ai do iu pëlqejë jashtë mase. Në punë do jetë sërish intuita që do ju çojë atje ku keni ëndërruar. Duke i dëgjuar edhe me më shumë kujdes eprorët nuk do bëni gabime. Kujdes vetëm nga kolegët ziliqarë. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje. Kujdes me çdo shpenzim.

Luani

Gjatë gjithë kësaj dite duhet të mendoni sa më pozitivisht dhe të mos dorëzoheni përballë sfidave. Yjet kanë parashikuar gjëra interesante për ju. Atmosfera për ju që jeni në një lidhje do jetë e ngrohtë dhe harmonike. Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nëse mendoni për një të ardhme së bashku duhet te përgatisin projektet. Ju beqarët do filloni një histori dashurie, e cila do shndërrohet shpejt në një lidhje goxha serioze. Në punë ka mundësi t’iu jepet një mision i ri që duhet ta pranoni pa u menduar dy herë. Kushtet në të cilat do punoni do jenë shumë më të mira se deri më sot. Me financat nuk do i keni mirë punët sepse do shpenzoni jashtë mase.

Advertisement

Virgjëresha

Marrëdhënia e mirë që do keni me miqtë dhe me të afërmit do ju ndihmojnë sot të ecni para. Mbështetja e tyre do jetë e jashtëzakonshme. Për ju që jeni në një lidhje do jetë ditë e zakonshme. Herë do debatoni me atë që keni në krah dhe herë do dashuroheni në mënyrë pasionante. Për ju beqarët do jetë ditë e favorshme për takime. Bëjini sytë katër që ta gjeni shpejt personin e duhur. Edhe në punë keni për të ecur përpara me ritme më të shpejta. Organizimi, durimi dhe maturia do jetë gjithashtu pika të forta për ju. Në planin financiar do jeni me fat. Pa u munduar shumë gjërat do rrjedhin më së miri dhe mund të hiqni disa para mënjanë.

Peshorja

Sot do bëni të pamundurën për të shmangur çdo lloj konflikti dhe për të ruajtur një klimë të ngrohtë kurdoherë. Asgjë nuk do jetë e vështirë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e begatë kjo e sotmja. Nëse sapo keni ndryshuar statusin mund të jeni ende të habitur për ndryshimet që po ju ndodhin, megjithatë do ja kaloni mirë. Ju beqarët do filloni të mendoni seriozisht për të krijuar një lidhje me personin që po iu josh prej muajsh. Në punë do i keni idetë shumë të qarta dhe do ju tregoni të gjithëve se sa të jeni në atë pozicion askush nuk do mund t’iu shkelë dot me këmbë. Sipas astrologes, në planin financiar do keni probleme serioze nëse nuk merrni masa menjëherë.

Akrepi

Advertisement

Gjatë kësaj dite do jeni gjatë gjithë kohën nën presion dhe mund të bëni gabime të pamenduara. Idetë nuk do i keni të qarta aspak dhe ndonjëherë do e deformoni edhe realitetin. Jeta juaj në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni pritur. Nuk do mungojnë debatet dhe mosmarrëveshjet çka do e tensionojë mjaft ambientin. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do tërhiqni vëmendjen e të gjithëve. Mos ngurroni të paktën të njiheni me disa persona. Në punë ka rrezik të ndodhin gjëra që nuk i kishit parashikuar. Kompania mund të pakësojë stafin ose mund të mbyllet krejt papritur. Lajmet nuk do jenë të mira. Gabimi më i vogël mund t’iu kushtojë shtrenjtë në planin financiar. Kujdes me hapat që do hidhni.

Shigjetari

Yjet këshillojnë që gjatë kësaj dite të zgjidhni të mbani pranë personat që do ju nevojiten në shumë fusha dhe që janë simpatikë. Nëse keni një lidhje mendohuni shumë herë para se t’i thoni diçka partnerit tuaj sepse ai nuk do jetë në humorin e duhur dhe mund të keni mosmarrëveshje. Ju beqarët do jeni me më shumë fat dhe do filloni një jetë shumë më ndryshe nga më parë. Në punë do mbroheni dhe Mërkuri dhe nuk keni për të bërë gabime. Dielli nga ana tjetër do ju bëjë më të fortë dhe më të vendosur për të ecur përpara. Financat do vazhdoni t’i menaxhoni me shumë përkujdes dhe çdo gjë do ecë si duhet. Do mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Bricjapi

Planetët Venus dhe Jupiter do iu japin një vizion më pozitiv gjatë kësaj dite për shumë sektorë të jetës. Do ecni goxha përpara. Ju të dashuruarit do flisni gjerë e gjatë me partnerin tuaj dhe do ju gjeni zgjidhje disa problemeve që keni pasur. Të dy do jeni më tolerantë se më parë dhe do i kuptoni gabimet. Ju beqarët do preferoni të qëndroni edhe disa kohë vetëm sepse nuk keni besim tek personat që po ju vijnë vërdallë. Në punë priten përmirësime goxha të mëdha. Do ecni aq shumë përpara saqë në disa momente do ju duket gjithçka si ëndërr. Bashkëpunimi i ri do sjellë një fllad më interesant. Financat do mbeten të qëndrueshme për aq kohë sa ju të mos e teproni me shpenzimet.

Advertisement

Ujori

Marsi dhe Saturni do sjellin turbullira të shumta gjatë kësaj dite. Do hyni në kontradikta të njëpasnjëshme dhe do thoni gjëra të palogjikshme. Për ju të dashuruarit do ketë momente delikate. Nuk do ndiheni aspak mirë pranë personit që dashuroni dhe do bini në melankoli. Ju beqarët do keni një ditë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Mos kërkoni të bëni asgjë me ngulm. Në punë do ndodhin ndryshime të mëdha. Mund të ndryshoni ekipin, mund të afroheni me një koleg të ri, por mbi të gjitha nuk do ndiheni aq të qetë sa ditët më përpara. Financat do i ekuilibroni më në fund. Do ndiheni shumë më të qetë dhe të lumtur që më në fund ja dolët mbanë.

Peshqit

Arma juaj më e fortë e joshjes do jetë talenti për të komunikuar. Do i hipnotizoni të gjithë ata që do keni pranë. Dikush do ju behet konkurrent i fortë ju të dashuruarve dhe do mundohet me çdo mënyrë t’ua marrë partnerin. Tregohuni të zgjuar dhe të kujdesshëm nëse nuk doni të mbeteni vetëm. Ju beqarët do jeni shumë të paduruar dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Gjithçka që do bëni sot do ketë ndikim të madh nesër. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe do i bindni të gjithë që kanë ide të kundërta me ju. Mërkuri dhe Dielli do iu japin çelësat që do ju duhen për t’ia dalë mbanë. Në planin financiar çdo gjë do ecë më së miri. Nuk priten aspak vështirësi.

Advertisement
Continue Reading

Uncategorized

Zemra e partnerit është e brishtë dhe. . ./Astrologia Susan Miller parashikon kete shenje per daten 14 Qershor 2026

Published

on

By

Dashi

Do jeni shumë të paduruar gjatë kësaj dite dhe mund të hidhni hapa të pamenduara mirë. Tregohuni disi më tolerantë nëse nuk doni që gjithçka të marrë tatëpjetën. Nëse jeni në një lidhje, sot do ketë zhvillime shumë të rëndësishme. Në mëngjes do bëni gabime që mund ta lëndojnë partnerin, por menjëherë do reflektoni dhe në mbrëmje mund të organizoni darka romantike. Zemra e partnerit është e brishtë dhe ai do ju falë. Gjithsesi kjo nuk do të thitë që herë tjetër duhet të abuzoni. Ju beqarët do pëlqeni shumë dikë, por rivaliteti i fortë do ju nxitë të stepeni dhe të qëndroni pas. Në punë ka rrezik të mos jeni shumë të organizuar dhe kjo do ju shtyjë drejt vështirësive. As me shpenzimet nuk do bëni kujdes dhe gjendja do jetë delikate.

Demi

Hëna do mbizotërojë në qiellin tuaj dhe ajo do ju sjelle plot të mira. Do keni një vizion më të qartë për gjithçka. Ju të dashuruarit vërtet do stresoheni pak për hapat që do hidhni, por në fund do arrini ta stabilizoni marrëdhënien dhe të keni një ditë të bukur. Ju beqarët do reflektoni me kujdes dhe nuk do hidhni hapa të pamenduara me kujdes. Duke menduar sot do keni përfitime edhe nesër. Në punë do filloni të programoni disa projekte të reja shumë të rëndësishme. Gjithsesi mos nënshkruari asgjë pa qenë plotësisht të bindur. Nëse nuk doni të keni probleme financiare mundohuni t’i vini vetes kufij.

Binjakët

Advertisement

Ka shumë mundësi që sot të keni arritje në jetën tuaj në tërësi, përveç dashurisë që herë pas here mund të përballen me disa vështirësi. Nëse keni një lidhje nuk i i kushtoni rëndësinë ë duhur partnerit dhe do e lini vetëm atë në momentet që ka më shumë nevojë për ju. Kjo do e ftohë marrëdhënien mes jush dhe gjithçka për fajin tuaj. Ju beqarët mund të rivendosni kontakte me një ish-in tuaj dhe do mendoni të riktheheni me të. Në planin financiar, Jupiteri do jetë planeti me më shumë fat. Ai do ju bëjë më të logjikshëm dhe më këmbëngulës. Për ju nuk do jetë asgjë të pamundur sot. Edhe financat do kenë përmirësime të njëpasnjëshme.

Gaforrja

Dita e sotme nuk do jetë e shkëlqyer për ju. Herë pas here do keni edhe konflikte dhe do ndiheni të mërzitur. Ju të dashuruarit nuk do ju pëlqejë aspak monotonia e marrëdhënies që keni ndërtuar dhe ka rrezik të vendosni t’i riktheheni lirisë së dikurshme. Kujdes! Gjërat nuk kanë për të qenë aq të lehta sepse partneri nuk do e pranojë këtë. Ju beqarët do merrni vetëm disa premtime dhe asgjë më shumë sesa aq. Në punë jo se do keni shumë vështirësi, por posti që iu është dhënë nuk do ju pëlqejë dhe nuk do ju bëjë të ndiheni mirë. Për financat do jetë një ditë shume e zakonshme.

Luani

Gjatë kësaj dite nuk do jeni në humorin më të mirë të mundshëm dhe nuk do doni të ndryshoni aspak zakonet tuaja. Lëshimet mund të ndodhin një ditë tjetër, jo sot. Ju të dashuruarit do i merrni gjërat shtruar dhe do e dëgjoni partnerin, por nuk do pranoni kurrsesi që të bëni me detyrim atë që atij i duket me e logjikshmja. Mund të lindin edhe debate në disa momente. Ju beqarët do jeni aq sharmantë saqë askush nuk do mund t’iu rezistojë, por nuk do keni besim të plotë për te hedhur hapa me këdo. Në punë nuk do ndiheni plotësisht të sigurt dhe herë pas here do shtangni. Në planin financiar mos rrezikoni sepse keni për të pasur vështirësi edhe më të mëdha më pas.

Advertisement

Virgjëresha

Organizimi qe do keni sot do jetë i adhurueshëm dhe shumë do ju kenë zili. Nëse keni një lidhje mundohuni të gjeni kohë të lirë për partnerin edhe sikur te jeni të ngarkuar me çështje profesionale. Nëse nuk e bëni këtë partneri do ndihet i lënë pas dre dhe do kërkojë strehim diku tjetër. Për ju beqarët do ndodhë diçka që as që e imagjinonit. Nuk thonë kot se “rastësia është mbret i botës”. Në punë varte do lodheni e do kaloni pengesa, por arritjet do ju bëjnë të harroni gjithçka. Do ngjitni shumë shkallë në karrierë. Me financat duhet të bëni ekonomi sa pa filluar problemet.

Peshorja

Puna dhe financat mund t’iu sjellin disa vështirësi gjatë kësaj dite të cilat mund t’i kaloni vetëm fale intelektit dhe mbështetjes së të afërmve. Nëse keni një lidhje herë pas here mund te keni edhe ndonjë debat dhe do mendoni të qëndroni larg njëri-tjetrit, por sapo të kalojnë disa orë nuk do mundeni dot pa telefonuar dhe pa i dëgjuar zërin atij që dashuroni. Mbrëmja do jetë më e ngrohtë. Ju beqarët sot do vini re se një koleg flirton me ju me delikatesë dhe ju sheh kur nuk e keni mendjen. Në punë do e keni akoma më të vështirë të arrini objektivat sepse disa kolegë do ju pengojnë me çdo lloj mënyre. Për financat të kënaqshme, mos shpenzoni për gjëra të tjera përveç atyre më të domosdoshmeve.

Akrepi

Advertisement

Sot do jeni dëgjues shumë të mirë dhe do i vini në zbatim disa këshilla të vyera që do iu japin ata që ju duan të mirën. Mërkuri dhe Dielli do jenë planetët që do ua zbukurojnë edhe më shumë ditën. Nëse e keni tashmë një lidhje do shkëmbeni mendime dhe ide me partnerin dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Çdo çast do jetë i bukur. Edhe ju beqarëve më në fund do ju rikthehen ngjyrat në jetën tuaj. Do mund të afroheni me atë që keni kohë që e simpatizoni. Në punë, projektet e nisura mund të kenë edhe disa vonesa të vogla, por nuk duhet të alarmoheni. Financat do jenë të mjaftueshme sa për të bërë shpenzimet e nevojshme.

Shigjetari

Hëna dhe Venusi nuk do bashkëpunojnë sot për ta bërë jetën tuaj më të bukur kështu që përgatituni për vështirësi. Do hezitoni të hidhni hapa dhe mundet edhe të mbylleni në vetvete. Nëse keni një lidhje kujdes me kërkesat që do bëni dhe me fjalët që do thoni pasi partneri nuk do jetë në humorin e duhur. Çastet romantike thuajse do mungojnë plotësisht. Ju beqarët do jeni aq të pabindur për hapat që duhet të hidhni saqë do lini një takim me dikë dhe në momentin e fundit nuk do shkoni. Në punë nuk duhet të kërkoni rritje page sot sepse nuk është momenti i duhur. Për më tepër ju nuk do i arrini as objektivat që iu janë dhënë. Për të përmirësuar financat mos u fiksoni tek lotaritë.

Bricjapi

Ditë e suksesshme ka për të qenë kjo e sotmja. Do arrini të bëni të gjitha ndryshimet e nevojshme e më pas do merrni frymë lirisht. Yjet do ju mbështesin gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin për të shkuarën e për të ardhmen. Do i pranoni edhe gabimet dhe do ndiheni gati të bëni ndryshimet e nevojshme. Ju beqarët do takoni persona të sinqertë me të cilët do afroheni goxha. Në punë do filloni projekte edhe më gjigande. Nuk do keni aspak frikë sot të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik të vogël për të hedhur hapa të mëdha. Financat do jetë të mira dhe do jeni të qetë edhe në këtë plan.

Advertisement

Ujori

Dëgjojini më shumë miqtë tuaj gjatë kësaj dite sepse ata do iu japin këshilla të vyera. Në dashuri do jetë Hëna ajo që do mundohet t’ua ndriçojë mendimet. Nëse keni një lidhje sot do mendoni më seriozisht për të ardhmen së bashku dhe do filloni të konkretizoni disa nga ëndrrat tuaja. Gjithsesi lumturinë që do ndieni më mirë ta mbani për vete dhe të mos ua tregoni të tjerëve. Ju beqarët para se të marrin këshilla nga të tjerët për dashurinë duhet të shohin se si ju ecën atyre marrëdhënia. Në punë do jeni mjaft kreativë dhe do merrni komplimente të njëpasnjëshme. Edhe financat do arrini t’i mbani në gjendjen që keni ëndërruar.

Peshqit

Pavarësisht vështirësive që do ju dalin gjatë kësaj dite, ju nuk do e lini veten të dominohet nga emocionet dhe do reflektoni me kujdes. Nëse keni një lidhje do mendoheni dy herë para se t’i bëni kritika apo t’i kërkoni diçka partnerit. Kjo mënyrë të sjelli do shmangë problemet dhe vështirësitë. Ju beqarët do zgjoheni me optimizëm dhe do gjeni mënyrat më frytdhënëse për të arritur atë që doni. Në punë do hasni disa vështirësi gjatë kësaj dite, por falë inteligjencës dhe qetësisë që ju karakterizon do dini si të zgjidhni gjithçka. Financat do përmirësohen goxha nga një shumë parash e ardhur papritur.

Advertisement
Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.